2012-08-06 16:30:08

Përkthehen për herë të parë në shqip, ushtrimet shpirtërore të Shën Injacit të Lojolës


Për herë të parë, përkthehen në shqip, Ushtrimet shpirtërore të Shën Injacit të Lojolës, themelues i jezuitëve. Përkthimi është kryer nga atë Zef Bisha, i cili ka bërë kërkime në arkivet e Shoqërisë së Jezusit, që i kanë shërbyer për tezën e dyvjeçarit të teologjisë, studime, të cilat i ka kryer në Madrid të Spanjës. Vetë atë Bisha deklaron në një komunikatë për shtyp të Shoqërisë së Jezusit, se ka qenë një punë e zhvilluar në grup me jezuitët në Shqipëri, me laikë dhe ekspertë, për të gjetur përkthimin më të përshtatshëm të disa fjalëve jo të zakonshme për gjuhën shqipe. “Lutja – nënvizon jezuiti shqiptar – më ka ndihmuar ta përfundoj librin. Një ndihmë të madhe më ka dhënë edhe Apostullimi i Lutjes në Romë, me materiale të rëndësishme”. Libri është botuar në dy gjuhë, spanjisht e shqip, ka 331 faqe dhe është publikuar nga Shtëpia Botuese “Ylber” e jezuitëve në Shqipëri. Kushton 700 lekë.
Ftuam në mikrofonin tonë vetë jezuitin shqiptar, atë Zef Bisha, të cilin e pyetëm si e mori guximin të përkthente Ushtrimet shpirtërore të Shën Injacit, vepër jo e lehtë e me shumë punë. Ta dëgjojmë….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.