2012-08-06 13:15:09

Mesazh i Papës për nismën “Màs por menos” në Argjentinë


Të marrim pjesë me bujari në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar nevojtarët: kështu shkruan Papa Benedikti XVI, në mesazhin për nismën bamirëse “Màs por menos”, organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore Argjentinase, më 8 e 9 shtator. Mesazhi mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone. Në tekst, Ati i Shenjtë i fton besimtarët argjentinas ta rrisin dashurinë për Krishtin, i cili megjithëse i pasur, u bë i varfër për ne. Papa e quan këtë grumbullim tradicional fondesh për më të varfërit, në edicionin e tij të 43-të, një nismë të shkëlqyer, që duhet të tregojë bamirësinë e frytshme të Kishës për vëllezërit në nevojë. Këtë vit, nisma ka si temë: “Ndihma jote jep dinjitet”.








All the contents on this site are copyrighted ©.