Imzot Gjon Nikollë Kazazi në përvjetorin e vdekjes
Si sot, më 5 gusht 1752 ndërroi jetë imzot Gjon Nikollë Kazazi, kryeipeshkëv dhe doktor
filozofie e teologjie. Ky prelat i madhe shqiptar, zimot Gjon Nikollë Kazazi lindi
në Gjakovë, më 1 janar 1702. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet
teologjike i filloi në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit, i vazhdoi në Kolegjin e Shën
Palit në Fermo e i kreu ne Kolegjin Ilirik të Loretos, ku studioi gramatikë, retorikë
e filozofi. I nisi studimet kur ishte djalë i ri, 18 vjeç; i kreu në vitin 1727,
kur mori edhe titullin doktor në filozofi e teologji. Po atë vit u shugurua meshtar.
41 vjeç do të shugurohej ipeshkëv i Shkupit. Sapo u kthye, kryeipeshkvi Mikel Suma,
e emëroi misionar ne Prizren. Më pas kaloi nga Prizreni ne Gjakovë, për shërbim baritor,
të cilin e kreu se bashku me dom Anton Teodorin. Me që dallohej për zgjuarsi dhe
aftësi te veçantë, imzot Suma e emëroi dom Gjonin vikar të përgjithshëm. Pas largimit
të imzot Mikel Sumës nga kryeipeshkvia e Shkupit, ishte Gjon Kazazi ai që e drejtoi
atë kryeipeshkvi nga viti 1737. Me propozimin e Imzot Vinçenc Zmajeviqit, Kazazi u
emërua vizitator apostolik i kryeipeshkvisë së Sofjes dhe ipeshkvisë së Nikopolit,
në Bullgari. Me 23 shtator 1743, Papa Benedikti XIV e emëroi imzot Gjon Nikollë Kazazin
kryeipeshkëv i Shkupit. Palion e mori në Romë, me 16 dhjetor 1743. Gjatë qëndrimit
në Romë, në vitin 1743, imzot Kazazi zbuloi ne Bibliotekën e Propagandës Fide të vetmin
ekzemplar të ruajtur deri më sot të ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut, botuar ne vitin
1555. Po atë vit, 1743, botoi edhe katekizmin e tij: "Breve Compendio della Dottrina
Cristiana tradotta in lingua Albanese per l'utilità, e istruzione dei Fanciulli di
quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione"
shtypur ne Romë nga "Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide." Kryeipeshkvi
Gjon Kazazi shkoi disa herë në Romë për vizitë "ad Limina Apostolorum". Pranë Varreve
të Apostujve u gjunjëzua për herë të fundit në vitin 1750 Kryeipeshkvi i Shkupit vdiq
me 5 gusht te vitit 1752, duke lënë gjurmë të pashlyera ne historinë e Kishës shqiptare,
si bari e edukator i klerit; e të albanologjisë, si zbulues i parë i librit më të
vjetër të shtypur, që njihet deri me sot. Nga katekizmi i imzot Gjon Kazazit Lutjet
e Mëngjesit
Po të falem o Zot i vërtetë, e po të bindem, e
po të due me gjith zembër. Po të falem ndérs se më kë krìuom e
më ké çperblém e më ké ruojtun këtë natë prej ndonji mortje së pàkujtueshme.
Ty, o Zot po t’i falinj gjith(a) kujtimet e mija e po të lutem
të më ruojsh sod e për gjithë herë prej gjith fajeshe mpkattesh.
Ani mbasandaj thuoj: O Zotti i math e i vërteti, unë
po e banj e po t’a falinj këtë punë teme, e këtë mundim tem për ndërì tande: epma.
O Zot, békimn tand.