2012-08-03 16:23:25

Raport i SHBA-ve për lirinë fetare: rriten diskriminimet kundër pakicave në Lindjen e Mesme


Trazirat e vitit 2011 në Lindjen e Mesme i kanë theksuar diskriminimet kundër pakicave fetare, ndërsa në vende të tjera rritet numri i episodeve të dhunës së grupeve ekstremiste. Fatkeqësisht, nuk vëren përmirësime raporti i fundit i departamentit të Shtetit amerikan mbi lirinë fetare, i cili u bë i njohur kësaj jave.
Në Afrikën Veriore, sidomos në Egjipt e në Libi, ndeshjet që pasuan rënien e regjimeve sollën në shpërthimin e një dhunë të re kundër të krishterëve dhe në eksodin e koptëve nga Egjipti. Të krishterët vazhdojnë të largohen në masë edhe nga Iraku, ku ata, që nuk janë myslimanë jetojnë me frikën e persekutimit. Edhe në Nigeri, sulmet e grupeve ekstremiste kanë mbjellë vdekje e terror ndër të krishterë, në indiferencën e plotë të qeverisë. Indonezia ka përdorur gjerësisht ligjin kundër blasfemisë për të futur në burg të krishterët.
Ndërkaq, në vende të tjera të botës, si në Burma e në Rusi, janë myslimanët në shënjestrën e ligjeve që kufizojnë lirinë e pakicave fetare. Ka gjithashtu vende, thekson raporti i SHBA-ve, ku mungesa e lirisë së fesë është kronike. Mjafton të kujtojmë Kinën, Korenë e Veriut, Iranin, Arabinë Saudite dhe Eritrenë. Në Venezuelë ka filluar një fushatë antisemite, ndërsa në Evropë nuk dënohen aktet kundër hebrenjve, sidomos në Ukrainë dhe në Hungari.







All the contents on this site are copyrighted ©.