2012-08-03 14:17:20

Papa falënderon Kalorësit e Kolombos për mbrojtjen e lirisë fetare.


“Në një epokë, kur synohet të ripërcaktohet e të kufizohet ushtrimi i së drejtës për liri fetare, Kalorësit e Kolombos vijojnë, pa u lodhur, punën, duke e ndihmuar bashkësinë katolike t’i njohë e t’i zgjidhë problemet e reja, të pashembullta, që vënë në rrezik lirinë e Kishës dhe dëshminë morale publike”. Këtë pohon Papa në një mesazh drejtuar, përmes sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, Kalorësve të Kolombos, me rastin e kuvëndimit të tyre vjetor, që do të mbahet nga 7 deri më 9 gusht, në Kaliforni.
Në mesazhin drejtuar Carl Anderson, kryekalorës i Kalorësve të Kolombos, Papa nënvizon: “Duke mbrojtur të drejtat e të gjithë besimtarëve, si qytetarë të veçantë e edhe në institucione, për të punuar me përgjegjësi në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të frymëzuar nga feja, vlerat e aspiratat, Urdhëri juaj mbron krenarisht parimet patriotike e fetare, që janë në themelet e tij”.







All the contents on this site are copyrighted ©.