2012-08-03 16:24:10

Në Nairobi, Kongresi “Pali VI dhe Kisha në Afrikë”


Magjisteri i Papës Pali VI dhe ndikimi i tij në fenë e popujve afrikanë, ishin në qendër të Kongresit “Pali VI dhe Kisha në Afrikë”, që u zhvillua në Nairobi të Kenias. Relacionet e mbajtura nga kardinaj e prelatë të lartë të Kishës Katolike, si për shembull, kardinali Frensis Arinze, vunë në dukje vetitë profetike të Papës Montini, i pari papë i kohëve moderne, që shkeli në Afrikë. Në Këshillimin e tij Apostolik “Evangelii nuntiandi”, ai shprehte nevojën e ungjillëzimit të kulturave, duke e bërë të besueshëm mesazhin ungjillor përmes dëshmisë personale. Edhe sot, besimtarët afrikanë e ndjejnë fort forcën rinovuese të karizmës së atij, që vendosi bazat për një Kishë, e cila është gjithnjë e më e pjekur, duke u bërë ajo vetë, misionare.







All the contents on this site are copyrighted ©.