2012-08-03 15:08:46

Dante dhe mëkatet e Kishës


Gazeta ‘L’Osservatore Romano” citon thënien e Poetit të madh dhe të Shën Ambrozit: “Lum shembja, mbi të cilën rindërtohet”.“Lum shembja, mbi të cilën rindërtohet”, në se edhe mëkati ka ‘provaninë” e vet. Kështu shkruan teologu romak, Inos Biffi, duke kujtuar Danten dhe Shën Ambrozin e edhe mënyrën sesi këta dy viganë të mendimit njerëzor e perceptojnë mëkatin e Kishës.
Edhe një herë, vëren Biffi, duke komentuar Këngën IX të “Parajsës” së Dantes, zemërimi kundër barinjve të pabesë nuk e errëson, në mendjen e Dantes, perceptimin e identitetit të vërtetë të Kishës, Vashës së Krishtit, lidhur përjetësisht e pazgjidhshmërisht me Dhëndërrin Hyjnor.
Qeverisja e saj e padenjë dhe e dënueshme, nuk lë asnjë njollë në ekleziologjinë e Poetit, e cila mbetet e paqortueshme.
Citati i teologjisë së Dantes, që Biffi e nënvizon në gazetën vatikanase, është “fati i mëkatit, që mundet nga begatia e hirit”.
Me Chiavacci Leonardi-n, Biffi pohon se kënga e Parajsës është një nga faqet e mëdha antikonformiste, që e dallojnë penën e Dantes. E edhe se në këtë teologji, Dantes i parapriu Shën Ambrozi, me thirrjen guximtare: “Lum shembja, mbi të cilën ngrihet një ndërtesë shumë më e bukur!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.