Papa ka përfunduar librin për fëmijërinë e Jezusit. Kardinali Bertone flet për një
Enciklikë të re
Papa Benedikti XVI ka përfunduar librin kushtuar fëmijërisë së Jezusit. Lajmin e
dha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, dje në Valle d’Aosta
të Italisë, ku po vazhdon pushimet. E sot, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë saktësoi
se po bëhen përkthimet në gjuhë të tjera, nga origjinali në gjermanisht (Die Kindheitsgeschichten).
Libri
i tretë i Benediktit XVI mbi Jezusin e Nazaretit i kushtohet Ungjijve të fëmijërisë
se Jezusit , e sipas kardinalit Bertone, është një dhuratë e madhe për Vitin e
Fesë. E sot, Salla e Shtypit e Vatikanit paralajmëron se do të duhet kohë, për të
pritur përkthimin dhe korregjimin e tekstit të këtij vëllimi të tretë të veprës së
Papës për Jezuin e Nazaretit.
Sekretari i Shtetit të Vatikanit Bertone foli
dje edhe për një Enciklikë të re të Atit Shenjtë Ratcinger, e katërta e papnisë së
Benediktit XVI, ndoshta kushtuar fesë, në kuadrin e Vitit të Fesë, shpallur nga Papa
për në tetorin e ardhshëm. Kujtojmë se Enciklikat e mëparshme janë “Deus caritas
est” e vitit 2005; “Spe salvi”, në vitin 2007; dhe “Caritas in veritate”
më 2009-ën.