2012-08-02 13:12:48

Kisha katolike e Kosovës organizoi dje në Prishtinë ‘Ditën kushtuar mërgimtarëve’.


Përmes një programi fetar e artistik, Kisha katolike e Kosovës vuri në qendër të vëmendjes së opinionit publik mërgimtarët e vet që janë në Vende të ndryshme të Evropës. Prej vitesh ipeshkvi i Kosovës ka dërguar disa meshtarë më shërbim shpirtëror pranë diasporës kosovare, për të qenë pranë nevojave shpirtërore e atdhetare atyre qytetarëve-besimtarë që punojnë e jetojnë larg vendlindjes e shpesh edhe larg familjes. Dje, ipeshkvi i Kosovës, foli për realitetin njerëzor e shpirtëror të emigrantëve e njëkohësisht kërkoi që të bëhet çdo përpjekjet për të ndihmuar çështjen e ndërlikuar të emigracionit.
Aktiviteti që përmendëm, në fakt, kanë në qendër personin njerëzor. Vetëm njohja e dinjitetit njerëzor të të gjithë emigrantëve, nga njëra anë, dhe njohja nga ana e vetë emigrantëve e vlerave të shoqërisë që i mirëpret, nga ana tjetër, bëjnë të mundur integrimin e drejtë të familjeve në sistemet shoqërore, ekonomike dhe politike të vendeve ku shkojnë. E këtu duhet marrë parasysh edhe përmasa fetare.
Vëmendja e dashuria mes mërgimtarëve e Kosovës është e anasjelltë, sepse përveç dashurisë e lidhjes së fortë e të thellë me atdhe, mërgimtarët janë një element i rëndësishëm edhe në aspektin ekonomik për kosovarët. Në kohët më të vështira, diaspora kosovare nga Evropa ka ndihmuar në mënyrë vendimtare ata që gjendeshin e jetonin në vendlindje. Kështu, Kisha katolike organizoi dje një ditë kushtuar kësaj pjese të popullsisë që jeton larg Atdheut, për të falënderuar për ndihmesën vëllazërore, por edhe për ripohuar lidhjen vëllazërore e shpirtërore me vendlindje. Më tepër mbi ‘Ditën e mërgimtarëve’ që u mbajt dje në Prishtinë në organizimin e Kishës, të ndjekim njoftimin e Rabie Ibrajt.... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.