2012-07-31 17:38:14

Papa priti në audiencë dekanin e Rota Romana imzot Stankiewicz


Papa Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë në Kastel Gandolfo, dekanin e ‘Rota Romana’ – Gjykatës së Selisë së Shenjtë, imzot Antoni Stankiewicz. Kujtojmë se imzot Stankiewicz, i cili në vitin 2004 qe emëruar dekan i Gjykatës së Selisë së Shenjtë nga Papa Gjon Pali II, tani më 1 tetor të ardhshëm i mbush 78 vjet e së shpejti mund ta la detyrën aktuale.

Benedikti XVI ka pranuar dorëheqjen e ipeshkvit të Erie, në SHBA-së, imzot Donald Trautman e në vend të tij ka emëruar imzot Lawrence T. Persico.







All the contents on this site are copyrighted ©.