Sot, në të dielën e 17-të gjatë vitit kishtar, Kisha Katolike kremton edhe
festën liturgjike të shën Martës, dishepulle e Krishtit, të shenjtorëve Simpliçi,
Faustini, Beatriçe e Rufo, të gjithë martirë dhe të shën Feliçit, martir.
Nesër,
e hënë, 30 korrik, përkujtohen shën Pjetër Krizologu, ipeshkëv i Ravenës e
Dijetar i Kishës, shën Leopold Mandiç e shën Donatela me shoqe. “Ke harruar Zotin,
që të ka krijuar”, na paralajmëron psalmi i kësaj dite.
Shën Injaci i Lojolës,
meshtar, themelues i Shoqërisë së Jezusit përkujtohet të martën, më 31 korrik.
Urime të gjithë jezuitëve për festën e tyre.
Të mërkurën, katolikët
kujtojnë shembullin e jetën e shën Alfonso Maria de’ Liguorit, ipeshkëv e Dijetar
i Kishës. Është autori i muzikës së këngës së famshme të Krishtlindjes, “Ti ulesh
prej Parrizit”.
Më 2 gusht, ditë e enjte, kremtohet festa liturgjike
e shën Euzebit nga Verçeli e i shën Pjetrit Gjuliano Einard, meshtar, themelues i
Sakramentinëve. “I lum, ai që ka për ndihmë Hyjin e Jakobit”, këndon liturgjia e ditës.
Të
premten, më 3 gusht, Kisha Katolike kujton shën Lidien, dishepulle e shën Palit
Apostull, shën Eufronin e shën Asprenaton. Është e premtja e parë e muajit, rast për
t’u pajtuar me Zemrën e Krishtit.
E shtuna, 4 gusht, është dita e meshtarit,
marrë si shembull nga Papa Benedikti XVI për Vitin Meshtarak. Është fjala për shën
Gjon Maria Vianejn, pajtor i klerit, që kujdeset për shpirtrat e besimtarëve.
Të
dielën, më 5 gusht, e 18-a gjatë vitit kishtar, bie përvjetori i kushtimit të
bazilikës së Zojës së Madhe në Romë.