2012-07-28 18:07:45

Në Muzetë e Vatikanit, dy meshtarë në dispozicion të vizitorëve


Me pesë milion vizitorë në vit, Muzetë e Vatikanit janë ndër më të frekuentuarat e botës, por të parat, që do të ofrojnë edhe ndihmë shpirtërore. Duke filluar nga shtatori i këtij viti, dy meshtarë do të jenë në dispozicion për të folur me vizitorët çdo ditë. Lajmin e jep në faqet e gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano”, sekretari i Guvernatoratit të Selisë së Shenjtë, imzot Xhuzepe Shaka. “Asgjë institucionale – sqaron ai. Meshtarët do të vendosen në dy pika strategjike të muzeve. Kush të dojë mund t’u afrohet të shkëmbejë dy fjalë me ta, për një këshillë, një reflektim, apo një konfrontim”.







All the contents on this site are copyrighted ©.