2012-07-27 16:54:57

Londër: “Lojërat Olimpike qofshin kohë paqeje”: imzot Nichols u uron mirëseardhjen atletëve.


“Uroj që Lojërat Olimpike të jenë çast i miqësisë së re; kudhër, në të cilën të kalitet paqja e mirëkuptimi reciprok i të gjithë bashkësisë njerëzore”. Me këto fjalë imzot Vincent Nichols, kryeipeshkëv i Uestminsterit u uroi mirëaseardhjen atletëve, tashmë në Londër, gati për ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave të 30-ta Olimpike.
“Ne besojmë, pohon imzot Nichols, se çdo njeri, në fund të fundit, s’është tjetër, veçse shtegtar në kërkim të së vërtetës, të mirësisë, realizimit të forcave të veta; e kur ky shtegtim jetohet vërtetësisht, atëherë shtegtari nis të dialogojë me tjetrin, pa përjashtuar askënd nga impenjimi për t’i shërbyer vëllazërisë, që buron nga paqja”.
Prej këndej, urimi i Kishës angleze që të gjithë besimtarët, por edhe ata që nuk besojnë, të marrin nisma të paqes e të pajtimit, në frymën e lojërave të lashta.
“Ne, të krishterët e Londrës, përfundon kryeipeshkvi i Uetsminsterit, të bashkuar me besimtarët e feve të tjera, u urojmë mirëseardhjen në qytetin tonë të madh atletëve nga mbarë bota, për edicionin e 30-të të Lojërave Olimpike".







All the contents on this site are copyrighted ©.