2012-07-27 14:17:36

Himni i Lojërave Olimpike
(Përshtatje)


Shpirt i lashtë, i pamort, atë i dlirë
i bukurisë, i madhështisë, vërtetësisë,
zbrit, zbuloju, verbona si vetimë
mbi tokë e në qiell, o atë i lavdisë!

Në sa vrapojmë, luftojmë e hovim përpjetë
Ndriçoje çdo çast të këtij skaji fisnik,
Rrethoi ballet me dafinë gjetheblertë
e trupin bëje të fisëm, çelik.

Me ty shkëlqejnë fusha e male e dete,
zbardh e vetëtin si tempull madhështor,
vrapojnë kah ti shtegtarët, vrapojnë fort,
gjithë kombet vrapojnë, o shpirt i pamort!







All the contents on this site are copyrighted ©.