2012-07-25 16:24:05

Bomba mbi Alepo, luftë në Damask. Al Kaeda merr përsipër atentatet e Irakut.


Al Kaeda mori përsipër atentatet e këtyre ditëve në Irak, të cilat kanë shkaktuar mëse 100 viktima. Kjo përgjakje e paparë përkon me dhunën, që vazhdon në Siri, duke e rritur edhe më tej shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Alepo është fronti më i nxehtë në këtë çast, por bombat bien edhe mbi Homs e Idlib e luftimet vazhdojnë në Damask, ku ushtria e presidentit al-Asad e ka marrë sërish në dorë qytetin. Ndërkaq, Rusia akuzon SHBA-të se me përkrahjen që i jep opozitës po mbështet terrorizmin. Turqia mbylli kufirin me Sirinë, duke lënë të hapur një kalim për refugjatët. Deri tani, numri i tyre në Jordani, Liban, Irak e Turqi, ka arritur në mëse 120 mijë vetë. A ekziston ndonjë lidhje ndërmjet dhunës në Irak e asaj në Siri? Përgjigjet Stefano Toreli, anëtar i Komitetit Italian për Islamin politik:
Nënvizoj se Iraku, që nga tërheqja amerikane e dhjetorit 2011 e deri më sot, ka qenë dhe është një vend i paqëndrueshëm. Mund të hipotizojmë ndonjë lidhje ndërmjet keqësimit të gjendjes së brendshme në Siri e asaj në Irak, sidomos, sepse prej vitesh kanë probleme të përbashkëta në fushën e sigurisë e të terrorizmit. SHBA-të dhe vende të tjera të zonës e kanë akuzuar shpesh Sirinë se shërbente si pikë tranziti për terroristët, që më pas, bënin atentate në Irak. Pra regjimi sirian ka një lloj përgjegjësie për ç’ndodh në Irak. Në këtë çast, terrorizmi kaedist po shfrytëzon gjendjen në Siri për të krijuar edhe më shumë tensione në Irak, duke e bërë vendin të bjerë në spiralen e dhunës, që u shërben vetëm synimeve të organizatave terroriste.








All the contents on this site are copyrighted ©.