2012-07-24 13:54:52

“Udhë feje”: nismë ekumenike për Lojërat Olimpike të Londrës


Ekumenizmi do të jetë një nga karakteristikat e impenjimit të Kishës në Lojërat Olimpike të Londrës. Dioqeza anglikane e kryeqytetit britanik ka përfshirë edhe tri kisha katolike në doracakun “Udhë feje”, me të cilin i informon sportdashësit e turistët për vendet e ndryshme të kultit. Kjo nismë, lexohet në një notë, “pasqyron konkretisht frymën ekumenike ekzistuese ndërmjet anglikanëve dhe katolikëve në Londër dhe është rezultat i punës së shoqatës ekumenike “More than gold” (Më shumë se ar), e cila prej tri vjetësh po përgatitet për Lojërat Olimpike”. Në doracak paraqiten 40 vende kulti, të lidhura me njërën nga gjashtë selitë olimpike në Londër, përmes rrugëve, që mund të përshkohen në këmbë.







All the contents on this site are copyrighted ©.