Një sërë atentatesh dje, në 18 lokalitete të Irakut, shkaktuan 111 të vdekur e së
paku, 230 të plagosur. Sulmet nuk janë marrë akoma përsipër nga askush, por dyshimet
përqendrohen mbi degën lokale të Al Kaedës. Të ndjekim dëshminë e atë Rebvar Audish-Basa,
prokurator i përgjithshëm i Urdhërit Antonian të Shën Ormisdës së Kaldejve: Na
vjen vërtet keq, që çdo herë, bien kaq viktima për shkak të kësaj dhune, që nuk mbaron
kurrë. Fatkeqësisht, gjendja në Irak nuk është akoma e qëndrueshme: ka shumë konflikte
ndërmjet palëve, edhe në nivelin ndërkombëtar, por viktimat janë njerëz të varfër,
irakianë, që përpiqen për jetën e tyre. Nuk e dimë me saktësi se kush e ushtron këtë
dhunë, por i lutemi Zotit që ajo të marrë fund sa më shpejt si në Irak, ashtu edhe
në gjithë Lindjen e Mesme.