Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, mbështet
vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Në një deklaratë për gazetarë, dhënë
në aeroportin e Prishtinës, Ban Ki Mun foli qartë se dialogu ka qenë në qendër të
bisedimeve të tij me autoritetet e Beogradit dhe të Prishtinës. Ban Ki Mun shprehu
shqetësimin e tij lidhur me tensionet politike në veri të Kosovës dhe ka theksuar
se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dialog. Ai theksoi edhe nevojën
e pajtimit ndëretnik e atë të ndërtimit të besimit midis komuniteteve dhe u bëri thirrje
autoriteteve të Prishtinës e të Beogradit që të përqendrohen në këtë çështje. Pastaj
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje autoriteteve
të Prishtinës që të punojnë me përkushtim për ndërtimin e institucioneve demokratike
në Vend. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Ban Ki Mun zhvilloi një takime me Presidenten
e vendit Atifete Jahjaga, dhe me kryeministrin Hashim Thaçi. Takimi u zhvillua në
ambientet e aeroportit të Prishtinës. Ban KI Mun pastaj vizitoi UNMIK-un, Deçanin
e Prizrenin.