2012-07-23 15:12:52

Presidenti amerikan Obama në Aurora


“Nuk jam këtu si president, por si prind e si bashkëshort: gjithë Amerika i ka sytë tek ju”: kështu u foli presidenti Barak Obama familjarëve të viktimave të kinemasë në Aurora, një ditë para se vrasësi, Xhejms Holms, të dalë për herë të parë para gjyqit. Pavarësisht se autor i një masakre me 12 viktima e me shumë të plagosur, madje edhe rëndë, i riu 24 vjeçar nuk është penduar aspak. Presidenti amerikan nuk ia përmendi asnjëherë emrin, qëllimisht. Mendësia e sëmurë, që qëndron shpesh pas këtyre krimeve të çmendura, është thjesht dëshira për t’u dukur e për të dalë në gazeta e në televizion.








All the contents on this site are copyrighted ©.