Osvaldo Pajà, disident i njohur kuban, vdiq dje në një aksident automobilistik, në
moshën 60 vjeçare. Sipas qeverisë së Havanës, ai ka humbur kontrollin e makinës dhe
është përplasur me një pemë, ndërsa në internet, një grua disidente pohon se një kamion
është përplasur me automobilin e Osvaldo Pajàsë, duke shkaktuar edhe vdekjen e një
opozitori tjetër.