2012-07-23 15:11:25

Dalja e dokumenteve të rezervuara. Dënim i Sekretarisë së Shetit të Vatikanit përballë akuzave të rreme për bashkëpunim. Notë e ashpër e atë Lombardit.


Selia e Shenjtë reagon ashpër kundër akuzave të rreme për bashkëpunim, lidhur me daljen e dokumenteve të rezervuara nga Vatikani, botuar në dy gazeta. Sekretaria e Shtetit i dënon plotësisht, ndërsa Atë Lombardi boton një notë kundër gazetës “La Repubblica”.

Përgënjështrim i ri, i prerë, i drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, lidhur me daljen e dokumenteve të rezervuara nga Vatikani: ka të bëjë, për të disatën herë, me gazetën italiane ‘La Repubblica’, e cila boton sot një shkrim, që s’është tjetër, veçse kopje e një shërbimi, marrë nga gazeta Die Welt. Nuk është ky informacioni, që pret, me të drejtë, publiku.
Po japim, më poshtë, pjesën kryesore të tekstit:

“Artikulli i Republikës së sotme mbi çështjen e daljes së dokumenteve nga Vatikani rikopjon, (në disa raste dhe fjalë për fjalë, e jo vetëm citimet përfundimtare), një artikull, nënshkruar nga Paul Badde, botuar në Die Welt online, një javë më parë (15 korrik), pa shtuar asgjë të re, përveç ca argumenteve të parëndësishme e të interpretuara fare pa bazë. Njoftoj se artikulli i Die Welt nuk ngjalli interesin e shtypit gjerman, prej këndej, nuk u ribotua, sepse autorët, duke mbajtur qëndrim të njëanshëm, kishin marrë mbi vete edhe përgjegjësinë e rëndë të vinin gishtin mbi disa njerëz, duke i konsideruar si përgjegjës për ngjarjet, pa asnjë argument objektiv. Prandaj, shton atë Lombardi, nuk m’u duk e arsyeshme të kundërveproj vendosmërisht.
Në vijim, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit sintetizon gjithë rrugën, që është ndjekur nga komisioni hetimor, duke shpjeguar se të pyetesh nga ky komision, nuk do të thotë në asnjë mënyrë të jesh i dyshuar. Prej këndej, tre personat, emrat e të cilëve kujtohen në artikull (kardinali Paolo Sardi; zonja Ingrid Stampa dhe imzot Jozef Klemens), mund të jenë dëgjuar, por kjo nuk do të thotë aspak se dyshohen për bashkëfajësi (siç pohon – fakt tejet i rëndë, vënia e kësaj hamendjeje në faqen e parë të gazetës). Përgjegjësi tejet e rëndë të hedhësh, pa asnjë bazë, hijen e dyshimit mbi njerëz të denjë për respekt, që i kanë shërbyer Atit të Shenjtë për shumë vjet e me përkushtim të plotë.
Frazën e kardinalit Herranz mbi “të papriturat” e hetimit, gazeta e interpreton në kuptimin e saj të kundërt. Të papritura, sipas Hirësisë së Tij, do ishin përfundimet, në kundërshtim të plotë me atë që prisnin e përfytyronin gazetarët, pas shpjegimeve të tyre të pabazuara. E kjo vlen edhe për artikullin.
...
Në një temë të ndërlikuar e delikate si kjo, më duket se lexuesit italianë të njërës nga gazetat më të përhapura, do të meritonin shumë më tepër respekt, korrektësi e deontologji informacioni”, pëfundon atë Lombardi.








All the contents on this site are copyrighted ©.