2012-07-22 15:57:01

Papa, ipeshkvijve të Amerikës Latine: “Rizbuloni rrënjët e thella të krishtera”


Papa Benedikti XVI u dërgoi javën e kaluar një mesazh ipeshkvijve të Amerikës Latine, mbledhur deri të premten, në Ekuador, në Këshillin Ipeshkvnor të kontinentit. Ati i Shenjtë u bëri thirrje ipeshkvijve të reflektojnë thellë mbi vlerat kulturore, historike dhe tradicionale afroamerikane, në mënyrë që Kisha të dijë ta paraqesë Jezusin, gjithnjë e më shumë e më mirë, si përgjigje të vërtetë për çështjet më të thella, që e shqetësojnë njeriun. Mesazhi nënshkruhej nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone dhe i drejtohej Departamentit të Edukimit e të Kulturës së Këshillit Ipeshkvnor Latinoamerikan, mbledhur në Takimin e tij XII për baritorinë afroamerikane dhe karaibike.







All the contents on this site are copyrighted ©.