2012-07-22 15:57:58

Në Indi rritet intoleranca ndaj të krishterëve


Tri sulme të reja kundër të krishterëve, në tri shtete të ndryshme, dëshmojnë rritjen e intolerancës fetare në Indi. Kështu e komentoi kreu i Këshillit Global të të Krishterëve Indianë, Sajan George, dhunën e ditëve të fundit të ultranacionalistëve hinduistë në Maharashtra, Karnataka dhe Haryana. Incidenti më i rëndë, në Karnataka, ku një hinduist, pasi regjistroi ç’thoshte gjatë lutjes me bashkësinë e vet një pastor pentekostal, thirri fondamentalistë të tjerë, që e rrahën pastorin dhe e tërhoqën zvarrë për një kilometër deri në stacionin e policisë, ku edhe u arrestua, me akuzën se po kthente me forcë hinduistët në krishterim. Episodi tjetër, në Maharashtra, ku 10 hinduistë sulmuan 50 të krishterë, që po këndonin këngë kishtare. Por, kësaj radhe, policia arrestoi agresorët. Ndërkaq, në një fshat të Haryana, disa hinduistë shembën një kishë pentekostale në ndërtim e sipër.







All the contents on this site are copyrighted ©.