2012-07-22 15:58:09

Nismë e Kishës Katolike për Lojrat Olimpike në Mbretërinë e Bashkuar


Pak ditë na ndajnë nga edicioni i 30-të i Lojrave Olimpike, që do të zhvillohen në Londër nga 27 korriku deri më 12 gusht. Pikërisht, një javë nga përurimi, Konferenca Ipeshkvnore e Anglisë dhe e Uellsit organizon nismën “7 gjëra në 7 ditë”, e cila s’është tjetër veçse promovimi i shtatë veprimtarive të besimtarëve, ndër të cilat lutja, mikpritja e vullnetariati. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, që kanë filluar tashmë, ka edhe çaste sportive, ose takimi në famulli, në shtëpi e në shkolla. “Mënyra më praktike e më domethënëse që secili të jetë i dobishëm për Lojrat Olimpike – lexohet në një notë – është lutja dhe adhurimi i të Shenjtnueshmit Sakrament për të kërkuar paqen”.







All the contents on this site are copyrighted ©.