2012-07-22 15:57:18

Mesazh i Papës për Takimin XII të Ekipeve të Notre-Dame


Që dje e deri më 26 korrik, zhvillohet në Brazilia, kryeqytet i Brazilit, Takimi XI ndërkombëtar i Ekipeve të Notre-Dame, me temë “Guxim për Ungjillin”. Lëvizja ka në qendër përshpirtërinë bashkëshortore dhe është themeluar në vitin 1939, me nismën e meshtarit francez, atë Henri Caffare. Objektivi i saj është promovimi i një përvoje serioze e të plotë të martesës së krishterë. Pjesëmarrsve të takimit, iu drejtua me një mesazh edhe Papa Benedikti XVI, i cili kohët e fundit mori pjesë në Takimin Botëror të Familjeve në Milano, nga ku doli në pah përtëritja e familjes së krishterë kudo në botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.