2012-07-22 15:58:21

Kryeipeshkvi i Parisit u takua me presidentin Hollande


Laiciteti, martesat mes personave me të njëjtin seks, kurimi në fund të jetës dhe eutanazia: këto ishin temat e trajtuara gjatë takimit të së martës, ndërmjet kardinalit André Vingt-Trois, kryeipeshkëv i Parisit dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Franceze, dhe presidentit të ri të Republikës, François Hollande në Elize. Sipas kryeipeshkvit, presidenti tregoi interes të madh për qëndrimin e Kishës Katolike përsa u përket këtyre temave. Paraditen e së martës, ai kishte vizituar njërën nga institucionet e Kishës për personat me sëmundje në gradë të fundit dhe shprehu admirim për punën, që bëhej brenda atyre mureve. Përsa u përket martesave gay, kreu i Konferencës Ipeshkvnore Franceze nënvizoi para presidentit se “martesa nuk është mjet për të njohur publikisht vërtetësinë e lidhjeve ndërmjet dy personave, që duhen. Është një institucion shoqëror, i cili siguron, në mënyrën më të mirë të mundshme, edukimin e fëmijëve… Prandaj nuk duhen përzierë institucionet”. Presidenti Hollande theksoi se dëshiron të njohë opinionin e të gjitha feve të pranishme në vend, pasi vetëm kështu mund të hartohet një projekt për të ardhmen, i pëlqyeshëm nga të gjithë.








All the contents on this site are copyrighted ©.