2012-07-22 17:16:45

Kisha katolike e Kosovës ngushëllon familjen e poetit Ali Podrimja


E nderuara familje e Ali Podrimës,
miq dhe dashamirë,

Me dhembje pranuam lajmin e hidhët për vdekjen e papritur, kalimin në amshim, të poetit tonë të madh, Ali Podrimja, i cili me dekada ishte krijues dhe përfaqësues i denjë i Kosovës dhe Shqiptarëve ndër ne dhe në botë.
Poezia dhe krijimtaria e tij kulmore nuk ishte vetëm e bukur, por kishte shumë ide, ideale e porosi historike dhe aktuale, si Mendimtar e Frymëzues i mirëfilltë për të tashmen e për ardhmërinë tonë më të mirë dhe të lirë..
Në emër të Imzot Dodë Gjergjit, Ipeshkvisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet e sinqerta dhe vëllazërore, të përcjell me shpresë dhe uratë, nderim dhe falënderim.

Për ipeshkvin e Kosovës: don Lush Gjergji







All the contents on this site are copyrighted ©.