2012-07-22 15:57:44

Asambleja e përgjithshme e Konferencës Botërore të Instituteve Shekullare


Filloi sot në Asizi e do të vazhdojë deri më 20 korrik, Asambleja e përgjithshme e Konferencës Botërore të Instituteve Shekullare. Kjo Konferencë është themeluar në vitin 1972 dhe mori miratimin e Selisë së Shenjtë në vitin 1974. Qëllimi i saj është bashkëpunimi ndërmjet Instituteve Shekullare, në mënyrë që ato të jenë vërtet tharmi i shoqërisë për përhapjen e Ungjillit e për rritjen e veprimtarisë e të përshpirtërisë së të krishterëve. Në veçanti, Konferenca favorizon kontaktet, shkëmbimin e përvojës dhe ndihmën vëllazërore ndërmjet Instituteve të ndryshme; promovon studime e kërkime për thellimin e misionit aktual të Instituteve Shekullare, duke marrë si bazë dokumentet e Selisë së Shenjtë dhe të Koncilit II të Vatikanit; shpreh nevojat, interesat e opinionin e Instituteve para Selisë së Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.