2012-07-22 20:47:13

Ali Podrimja: Mbi ëndrra të shqetësuara! (Nënës Terezë)


Botën sapo marrim në sy
Shoh Lumi
Të duan
Kur ti hesht
Kur ti nuk kërkon asgjë

Kënga jote e pakapshme
Për veshin e trashë
Të tmerrshme shkronjat tua
Poeti yt vrapi yt

Sapo ti harron Lumi
Dy herë dy
Mund të bëjnë edhe katër
Ta luajnë gurin në hapësi

Mbi ëndrra të shqetësuara mbi zjarmi
Ngrihet Nëna Terezë
Me Drinin në shuplakë
Lan shkrumin vdekjen
Sapo në sy marrim Botën

Ali Podrimja
Paris 1981







All the contents on this site are copyrighted ©.