Masakër në Denver: një vrasës i çmendur vret 14 vetë në një kinema.
Arrin në 14, numri i të vdekurve, ndërmjet të cilëve, disa fëmijë e 50, i të plagosurve,
pas një sulmi të çmendur në Denver të SHBA, ku një i ri, 24 vjeç, hapi zjarr mbi shikuesit,
që po ndiqnin premierën e filmit të fundit të serisë Batman. Në kulmin e shfaqjes,
në sallë hyri vrasësi, i veshur me të zeza, me kaskë e syze të errëta, me maskë kundër
gazit, i armatosur me dy kobure. Para se të shtinte, hodhi një bombë lotësjellëse,
pastaj nisi të lëvizë ngadalë, duke qëlluar, nëpër shkallët e platesë. Kështu
e përshkruan ngjarjen e sotme, ata që shpëtuan gjallë nga kjo masakër fare absurde,
të cilën presidenti Obama e quajti tragjike e mizore, ndërsa vendi nuk mund të mos
e pyesë veten ç’ kuptim ka ky akt i ri marrëzie, me pasoja kaq të dhimbshme. Policia,
që arriti menjëherë në vendngjarje, mendon se autori i krimit nuk ishte vetëm.