2012-07-20 17:13:01

Gazeta e Vatikanit L’Osservatore Romano do të botohet edhe në SHBA-së


Gazeta ‘L’Osservatore Romano’, e përditshmja e Selisë së Shenjtë, do të fillojë të shpërndahet në SHBA. E përditshmja e Vatikanit do të botohet nga shtëpia botuese katolike “Our Sunday Visitor”, që publikon revistën katolike më të madhe kombëtare amerikane “Our Sunday Visitor Newsweekly”.
Shtëpia botuese amerikane do të merret edhe me shërbimin e abonimeve e të strategjive të marketingut për promovimin e përhapjes së L’Osservatore Romano’ në SHBA. Me këtë nismë, lajmet që kanë të bëjnë me Papën e Vatikanin do të jenë më të shpejta e të afërta për familjet e SHBA-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.