2012-07-19 15:34:18

Rusi: Vizitë historike e patrikut Kirill në Katýn; në gusht do të jetë në Poloni.


“Katýn është një varrezë e përbashkët, ku u kallën rusë e polakë, të mbytur menjëherë pas fillimit të sulmit hitlerian mbi kufirin ndërmjet Polonisë e Rusisë. Katýn është vend vaji”. Këtë theksoi patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirilli, pas liturgjisë, kremtuar më 15 korrikun e kaluar pikërisht në vendin ku nisi Lufta II Botërore e u krye masakra, që la pas varrezën masive të njerëzve pa emër. “Asgjë nuk i bashkon njerëzit, më shumë se dhimbja”, theksoi patriku, duke shtuar se sot mund të nisë epoka e re e marrëdhënieve ndërmjet dy kombeve. Vizita e kreut të Kishës ortodokse në Katýn ishte etapa e parë e shtegtimit të tij baritor në dioqezën e Smolenskut, ku shuguroi Kishën e re ortodokse, mbi elterin e madh të së cilës është vendosur ikona e Zojës së Çestokovës. Para elterit, në dritën e rezultateve të dialogut, do të kremtojnë Meshë edhe katolikët. “Ka ardhur koha të pranojmë se ky vend është simbol i llahtarshëm i tragjedisë sonë të përbashkët e, me këtë bindje, t’i shtrëngojmë duart, si vëllezër e motra, që kaluan përmes tragjedisë së Katýnit”, tha patriku e, në vijim nënvizoi: “Besoj se pikërisht këtu nis epoka e re e marrëdhënieve ndërmjet Rusisë e Polonisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.