2012-07-19 15:33:58

Atentat anti-izraelit në Bullgari. Vriten tetë turistë


Atentat i rëndë anti-izraelit dje në Bullgari. Bilanci flet për 8 viktima e 37 të plagosur. Turistët ishin të gjithë izraelitë, që po shëtisnin me autobuz në Burgas, kur mbi ta shpërtheu një kamikaze, që, sipas autoriteteve bullgare, kishte me vete dokumente amerikane fallco. Të plagosurit rëndë janë shtruar në spitalin e Sofies, ndërsa 33 të tjerët janë kthyer në Izrael me një avion, vënë në dispozicion nga Izraeli.

E gjithë bashkësia ndërkombëtare dënoi aktin dhe shprehu shqetësimin për ndonjë shkallëzim terrorist të gjendjes. Sipas Tel Avivit, pas atentatit qëndron Irani dhe aleatët e tij të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah. Deklarata, që konsiderohen qesharake nga Teherani, i cili e akuzon Izraelin se po përpiqet ta diskreditojë atë dhe aleatët e vet, si për shembull Sirinë, para botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.