2012-07-17 17:57:53

14 vjet më parë lindte Gjykata penale ndërkombëtare: shumë vende si SHBA, Izraeli, Rusia e Kina mbeten ende jashtë.


Katërmbëdhjetë vjet më parë, më 17 korrik, me Statutin e Romës, lindte Gjykata Penale Ndërkombëtare, me seli në Hagë (Vendet e Ulëta). Merret me krimet më të rënda, që kanë të bëjnë me bashkësinë ndërkombëtare: me genocidet, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës. Por, për fat të keq, disa vende, ndërmjet të cilave SHBA, Izraeli, Rusia e Kina nuk aderuan kurrë plotësisht. Për funksionin e gjykatës dhe mungesën e ratifikimeve kaq të rëndësishme, folëm me juristin Giovanni Giacobbe, pedagog pranë Unversitetit La Sapeinza e Lumsa të Romës:
Përgjigje: - Pas gati një gjysëm shekulli nga përfundimi i Luftës II Botërore, episodet e krimeve nuk kanë marrë fund. Vërehen edhe në ditët tona. Prej këndej, është më se e domosdoshme ekzistenca e një organi ndërkombëtar, që do të duhej t’i ndalonte; them, ‘do të duhej’, sepse nuk është gjithnjë në gjendje t’i ndalojë. Megjithatë fakti që një gjykatë e tillë ekziston, studion e vërteton krimet kundër njerëzimit, është jashtëzakonisht pozitiv. Por, tjetër gjë është verifikimi, e tjetër përpjekja e suksesshme për t’i parandaluar e për t’u dhënë fund. Mjafton të kujtojmë Guantanamon; e jo më pak, episodet tejet të rënda, që vërehen aty këtu në Rusinë e sotme.

Pyetje: - Ç’kuptim ka, në historinë e së drejtës, ekzistenca e një gjykate penale ndërkombëtare?
Përgjigje: - Ka kuptimin e forcimit të rolit të bashkësisë ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut, sepse është pikërisht kjo gjykatë, që duhet t’i garantojë. Prej këndej, është fakt jashtëzakonisht pozitiv, ndonëse mbetet ende shumë për të bërë. Ashtu si për të gjitha organizmat ndërkombëtare, ka shumë rëndësi mirëkuptimi, bashkëveprimi, sepse rendi ndërkombëtar bazohet pikërisht mbi këtë mirëkuptim.







All the contents on this site are copyrighted ©.