2012-07-16 16:59:43

Kryqi Kuq Ndërkombëtar: në Siri është “luftë civile”


“Situata në Siri tashmë ka kaluar në luftë civile të hapur e totale”: kështu pohon Komiteti i Kryqit Kuq Ndërkombëtar, i cili deri më tani një përcaktim të tillë e pat rezervuar vetëm për ti zona të veçanta, atë të Homs, Hama e Idlib, e jo për mbarë Vendin, siç kujtoi zëdhënësi i organizatës humanitare Alexis Heeb.
Kryqi Kuq Ndërkombëtar vazhdon të sjell t’u sjell ndihma viktimave të konfliktit në Siri. Së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe siriane, Kryqi Kuq Ndërkombëtar është e vetmja organizatë që vepron në Siri, së cilës deri më tani, vetëm bë dy rasti regjimi ka lejuar vizitën në burgje, një në Damask e një tjetër në Aleppo, ndërsa ende nuk lejohet hyrja në qendra ku mbahen të burgosur kryengritësit.
Në frontin diplomatik bashkësia ndërkombëtare është duke bërë përpjekje për të propozuar sërish planin e paqes të të dërguarit të OKB-së e të Lidhjes Arabe Kofi Annan, ndërsa ministri i Jashtëm rus Lavrov e gjykon si jorealiste mundësinë e dorëheqjes vullnetare të presidentit sirian Assad. Nuk jemi ne çelësi i zgjidhjes së çështjes siriane”, shtoi, duke shpreh madje shqetësimin për intensifikimin e aktivitetit të Al Kaejdes. Interesi i vetëm i Moskës është shmangja e destabilizimit të Shtetit sirian e ajo e mbarë rajonit. I ashpër reagimi i ish ministrit të jashtëm francez Alain Juppé i cili e sjelljen e Rusisë e quan “kriminale”. Konkretisht në terren dhuna nuk ndalet. Në Homs, Hama e Idlib janë teatër të masakrave të përditshme, e vetëm dje janë regjistruar mase 100 viktima në zona.







All the contents on this site are copyrighted ©.