2012-07-13 14:34:42

Papa po shkruan vëllimin e tretë të Jezusit të Nazaretit.


Benedikti XVI vijon, në Kastel Gandolfo, impenjimet e tij baritore: përgatitet për shtegtimin në Liban dhe për takimet e tjera, të parashikuara, sidomos për hapjen e Vitit të Fesë, tetorin e ardhshëm.
Por gjen kohë edhe për të shtuar faqe të reja në vëllimin III të veprës ‘Jezusi i Nazaretit’. Njoftimin e dha zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lombardi gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët. Sipas Atë Lombardit, ka shumë mundësi që Papa të shkruajë edhe një letër drejtuar ipeshkvijve të botës, lidhur me çështjen e Lefebvrianëve, gjë që e bëri edhe pas heqjes së shkishërimit, si shprehje e mbarështimit shpirtëror të kësaj ngjarjeje me shumë rëndësi për unitetin e Kishës. Në se do ta bëjë përsëri, do të jetë për të gjithë një sinjal shpirtëror orientimi. E kemi parë se është tejet i aftë për ta bërë një gjë të tillë”- përfundon atë Lombardi.







All the contents on this site are copyrighted ©.