2012-07-13 17:39:25

Kongresi panafrikan i laikëve katolikë


“Të jesh dëshmitar i Jezu Krishtit sot në Afrikë. Krip e Tokës...dritë e botës” (Mt.5,13-14), kjo është tema e Kongresit panafrikan i Laikëve Katolikë, që, organizuar nga Këshilli Papnor për Laikët, do të mbahet nga data 4 deri më 9 shtator në Yaoundé, Kamerun. Kongresi hyn në traditën e Këshillit Papnor për Laikët që organizon kongrese të laikatin katolik në nivelin rajonal apo kontinental në pjesë të ndryshme të botës.
Selia e Kongresit, që do të ketë karakter kontinental, do të jetë Universiteti Katolik i Afrikës Qendrore (UCAC). Zgjedhja për të mbajtur Kongresin në Afrik u arrit pas vizitës së Atit të Shenjtë Benediktit XVI në Kamerun e Angola (17-12 marsi 2009) e ai në Benin (18-20 nëntor 2011) për paraqitjen e Këshillimit Apostolik Pas-Sinodal “Africae Munus”.
“Takimi tregon – lexohet në një Deklaratë të Dikasterit – impenjimin e Këshillit Papnor për Laikët të vijohet udhës së Ungjillit së bashku me Kishat vendore. Ky kongres më tej i nxit Kisha vendore t’i ndihmojnë laikët të bëhet anëtarë aktivë të Kishës Katolike e dëshmitarë të fesë së tyre në Jezu Krishtin në Afrikën e sotme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.