2012-07-12 16:37:34

Zgjatet afati i burgimit të ish-ndihmësit të dhomës së Papës.


Pasi sot përfundoi afati prej 50 ditësh i burgimit të ish-ndihmësit të dhomës së Papës, njoftohet se Paolo Gabriele do të vijojë të rrijë në qeli edhe për disa ditë të tjera. Kujtojmë se ish-ndihmësi i dhomës mbetet i pandehuri i vetëm, lidhur me dokumentet e rezervuara, vjedhur në Vatikan e botuar në shtypin italian.Tani për tani, sipas lajmit, dhënë nga drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Lombardi, në një takim të shkurtër me gazetarët, i pandehuri do të vijojë të mbetet në gjendje arresti.








All the contents on this site are copyrighted ©.