2012-07-12 16:14:36

Selia e Shenjtë shqetësohet për burgosjen e ipeshkvit të ri të Shangait.


Nga Kina e largët arrijnë në Vatikan lajme vërtet shqetësuese: ipeshkvi i ri ndihmës i Shangait, imzot Tadeo Ma Daqin, është arrestuar menjëherë pas shugurimit.
Të shtunën e kaluar, deklaron lidhur me këtë ngjarje zëdhënësi i Selisë Apostolike, atë Federiko Lombardi, shugurimi i tij i ligjshëm, me miratimin e autoriteteve vendase, ngjalli shpresa të reja për Kishën Katolike në Kinë. Po shumë shpejt këto shenja pozitive u shndërruan në negative, kënaqësia u bë pakënaqësi, aq më shumë se lajmet që vijnë nga larg, janë ende të paqarta e të pasigurta.
Në Kinë, nënvizoi atë Lombardi, duke iu përgjigjur gazetarëve, nuk kuptohet gjithnjë dallimi ndërmjet shugurimit fetar e emërimit politik: Kisha është realitet shpirtëror e nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e shtetit, ndërsa të tjerët mendojnë se mund e duhet të ndërhyjnë në punët e Kishës, përfundon Atë Lombardi.







All the contents on this site are copyrighted ©.