2012-07-12 16:37:24

Kardinal Ravasi: Muzika është shenjë se ende ka drejtësi, dashuri e paqe në botë.


Për koncertin e mbrëmshëm mbajtur në Kastel Gandolfo foli edhe kardinali Xhanfranko Ravazi, kryetar i Këshillit Papnor të Kulturës, duke hapur veprimtarinë muzikore. Ajo që i bashkon këta instrumentistë të rinj hebrenj, të krishterë e myslimanë të West-Eastern Divan Orchester nën drejtimin e mjeshtrit Daniel Barenboim, theksoi Hirësia e Tij, nuk është vetëm besimi në të njëjtin Zot, por edhe besimi në forcën e artit muzikor, gjuhë universale e njerëzimit. E muzika na kujton se, pavarësisht nga trazirat e kohës, në botë ka ende drejtësi, dashuri e paqe.
“Këta të rinj instrumentistë të orkestrës – tha kardinal Ravasi – janë simbol i gjallë i tri kulturave të mëdha fetare të Tokës së Shenjtë, asaj hebraike, të krishterë e myslimane. Ajo që i bashkon nuk është vetëm feja në një Hyj të vetëm e rrënja e përbashkët abrahamitike, por edhe muzika, e cila është gjuhë e vërtetë universale e njerëzimit”.
Kardinal Ravasi citoi tre shkrimtarë të tri feve të përmendura, myslimanin Rumi, hebreun Elie Wiesel e të krishterin Aurelio Cassiodoro: posaçërisht ky i fundit na qorton në veprën e tij ‘Institutiones’, që “ nëse do të vazhdojmë të bëjmë vepra të padrejta, Zoti do të na le pas muzikë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.