2012-07-11 17:38:54

Ëndrra e realizuar e katër mirditorëve


Shqipëri Arti 2012: ky është titulli i një ekspozite të katër piktorëve mirditorë që u hap më 11 korrik, në Romë, pranë galerisë Roma La Pigna. Me mbështetje të Unionit Katolikë të Artistëve Italianë, katër piktorë nga Mirdita: Ndue Marku, Pjetër Marku, Gjok Pepa e Fran Prenga realizuan ëndrrën e tyre, atë të shpalosjes së pikturave të tyre para publikut romak e ndërkombëtar, në qendër të kryeqytetit italian, për të shpreh pasurinë e natyrës dhe të shpirtit mirditor, së bashku me vlerat kombëtare e shpirtërore, të ruajtura e të kultivuara me shekujt, madje edhe në periudhat më të vështira e të errëta të historisë që përjetoi kombi shqiptar.
Pikurat e katër mirditorëve me dritën dhe ngjyrat e tyre të forta përshkruajnë natyrën mahnitëse të Mirditës, traditat kombëtare, vlerat e shpirtit fisnik të këtij populli. Janë himn kushtuar tokës e qiellit, shkëlqim i diellit e i hënës që shijohet në viset mirditore. Këto piktura paraqesin dritën, ujin, gjithësinë e tërë mirditore, trup e shpirt, Fe e Atdhe.
Pak para hapjes së ekspozitës, katër piktorët mirditorë vizituan redaksinë shqipe të Radio Vatikanit dhe ne përfituam nga rasti për folur me ta për këtë ngjarje arti me vlerë, e cila realizohet edhe në kuadrin e kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për çka Mirdita ka dhënë një kontribut vendimtar.Ta dëgjojmë bisedën që zhvilluam me piktorët bashkëkohorë nga Mirdita............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.