2012-07-11 14:23:18

Mbledhje e jashtëzakonshme në Romë e Komitetit të përbashkët islamiko-katolikë


Komiteti i përbashkët islamiko-katolikë, dje më 10 korrik, mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, kryesuar nga ana katolike nga kardinali Jean-Louis Tauran, president i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, e nga ana myslimane nga prof. Hamid bin Ahmad Al-Rifaie, president i Forumit Islamik Ndërkombëtar për Dialogun. Pjesëmarrësit kanë shkëmbyer opinionet mbi marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve e myslimanëve në situatat aktuale të botës. Në vazhdimësi me dialogun e nisur më 1995, të dy palët kanë ra dakord të mbajnë mbledhjen e ardhshme të Komitetit në Romë në pjesën e parë të javës së korrikut të vitit të ardhshëm mbi temën “Besimtarët para materializmit e shekullarizmit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.