2012-07-11 14:08:47

Armët në botë, çdo minutë vdes një njeri. Imzot Tomasi: mungon vullneti politikë për çarmatim, ka shumë interesa


Procesi i çarmatimit në botë është gjithnjë çështje prioriteti: në Gjenevë negociatat mbi armët atomike do të rifillojnë në shtator – me shpresa të mëdha – ndërsa në Nju Jork po zhvillohet Konferenca e OKB-së për të gjetur një udhë që shpie në arritjen e marrëveshjes me një Traktat të obligueshëm për kontrollimin e tregtisë së armëve: e në këtë drejtim, suksesi i takimit duket i vështirët për t’u arritur, siç thonë shumë vëzhgues. Ja si u shpreh vëzhguesi i përhershëm i Vatikanit pranë Zyrës së OKB-së në Gjeevë, imzot Silvano Tomasi:
Vullneti politik për çarmatimin e botës has vazhdimisht në pengesa. Për shembull Konferenca e çarmatimit në Gjenevë, që mase 10 vjet, nuk arrin të gjejë një marrëveshje për një plan të punës. E këtyre ditëve po negociohet në Nju Jork ky Traktat i ri mbi tregtinë e armëve, e urojmë që vërtet të arrihet në një rezultat të dobishëm. Këtu Selinë e Shenjtë e përfaqëson imzot Chullikat, nunc apostolik në Nju Jork, i cili është drejtpërsëdrejti i përfshirë dhe ndjek nga afër zhvillimet e ngjarjes e kështu mund të na japë informata më korrekte e më të sakta. Me këtë Traktat synohet të përfundohet marrëveshja që rregullon tregtinë e armëve konvencionale si tanket, automjetet ushtarake, sistemi i artilerisë, avionë e helikopterë lufte, anija lufte, armë të vogla e municione për këto armë, e mbi kjo pik, më duket shumë e rëndësishme, sepse nëse nuk kontrollohen edhe municionet, nuk mund të arrihet as deri te një Traktat i qëndrueshëm. Importimi, eksportimi e transferimi i këtyre armëve, me këtë Traktat të ri, do të kontrollohet por nuk do të ndalohet: do të thotë se objektivi i Traktatit nuk është ndalimi i çfarëdo përdorimit të armëve konvencionale apo prodhimi i armëve konvencionale, por rregullimi i transportit përmes një territori, këndej eksportimi, importimi, në një mënyrë që të kemi dijeni se nga vijnë e ku përfundojnë armët, e kështu, të mos bien në duar të gabuara si ato të trafikantëve të drogës, të terroristëve apo të kriminalitetit ubran. Mua më duket që risia qëndron në masat paraprake e në një instrumenti global që rregullon tregtinë e armëve konvencionale me transparencë e përgjegjësi.







All the contents on this site are copyrighted ©.