2012-07-10 14:53:37

Notë e Selisë së Shenjtë ndaj shugurimit ipeshkvnor të paligjshëm në Kinë.


Selia e Shenjtë dënon, përmes një note zyrtare, shugurimin ipeshkvnor të paligjshëm të atë Jozef Yue Fusheng, bërë në Harbin, në Kinë, më 6 korrikun e kaluar. Me Shuguruarin e tij ipeshkvnor pa mandat papnor, atë Yue Fusheng bie vetvetiu në shkishërim, siç parashikon Kodi i së Drjetës Kanonike Kishtare. Në njëjtën kohë, Selia e Shenjtë shpreh vlerësimin për të gjithë kinezët që janë lutur për pendimin dhe kthimin në rrugë të mbarë të kandidatit e shpreh besimin në një dialog konkret të autoriteteve qeveritare kineze.
“Selia e Shenjtë nuk e njeh atë Yue Fusheng si ipeshkëv administrator apostolik të Harbinit, e ai është i privuar nga autoriteti i qeverisjes së meshtarëve dhe i bashkësisë katolike në provincën e Heilongjiangut”, lexohet në notë të Vatikanit. Aq më tepër që kandidati në fjalë “qe informuar me kohë që nuk do të kishte fituar miratimin e Selisë së Shenjtë si kandidat ipeshkvnor, e mase disa herë i është bërë kërkesa të mos e pranonte shugurimin ipeshkvnor pa mandatin apostolik”. Nota zyrtare, më tej, kujton se edhe “ipeshkvijtë, që kanë marrë pjesë në shugurimin e paligjshëm ipeshkvnor i parashtrohet sanksioneve sipas ligjeve të Kishës, e duhet t’i referojnë Selisë së Shenjtë lidhur me pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë fetare”.







All the contents on this site are copyrighted ©.