Më 6 korrik të 1535, pas gati tre muajsh burgimi, Henriku VIII, mbret i Anglisë, urdhëron
ekzekutimin e Thomas More. Akuza ishte tradhtimi ndaj sovranit nga ana e atij që për
vite të tëra kishte qenë këshilltari më i çmuar i vet mbretit. Në të vërtetë,është
koherenca e besnikëria ndaj vlerave të krishtera që çojnë Thomas More në podiumin
e ekzekutimit me vdekje, sepse refuzoi të pranonte e miratonte divorcin e Henrikut
VIII nga gruaja e tij Katerina e Aragonës dhe martesën e tij me Ana Bolenën; ky veprim
do ta çonte mbretin anglez edhe drejt shkëputjes nga Kisha e Romës. “Ah, sikur
ta dije Margaret sa net e net të pagjuma kam kaluar (...) duke përsëritur në mend
të gjitha rreziqet që mund të më kanoseshin(...) Dhe ndërsa mendoja, vogëlushja e
ime, e ndjeja shpirtin të më ndrydhej nga ankthi. E megjithatë falënderoj Zotin, që
pavarësisht nga të gjitha këto, asnjëherë nuk më ka shkuar nëpër mend të tërhiqem
nga synimi i im, edhe sikur të më ndodhte gjëja më e keqe”. Thomas More është
i kthjellët pavarësisht frikës që e mundon ndërsa është në burg dhe i shkruan së bijës
duke menduar për fatin e vet që nuk ndjell asgjë të mirë nga ana e mbretit, një herë
e një kohë mik, atëherë kur shpëtimi duket një utopi e pamundur. Një përmbysje e papritur
e fatit: nga Lord kancelar në një tradhtar të përbuzur, në Londrën që përjetonte divorcin
e dyfishtë të sovranit, nga gruaja që nuk po i jepte trashëgimtarin aq të kërkuar,
dhe nga Papa i Romës, që nuk ka ndërmend ta pranojë atë divorc të mbretit. Megjithatë,
edhe në zymtësinë fatkeqe të Kullës së Londrës, Thomas More mbetet ai i krishterë
që ka qenë gjithnjë. Nëse ishte ai që e bëri Henrikun VIII të fitonte titullin e “Mbrojtësit
të krishterimit” në luftën kundër Luterit dhe valës gjithnjë në rritje të protestantizmit,
ishte po ai që dha dorëheqjen më 16 maj 1532 nga detyra e Lordit kancelar, kur sovrani
anglez, pasi nuk mori anulimin e martesës nga Papa Klementi VII, vendosi ta marrë
vetë kryesinë e Kishës angleze duke u shkëputur atë nga Roma. Në realitet, “Thomas
More ke qenë përherë besnik në dashurinë e tij ndaj mbretit”, siç pohoi në një konferencë
mbajtur në Romë, e cituar nga gazeta Osservatore Romano e 7 korrikut 2010, kryeipeshkvi
Jean-Louis Bruguès sekretar i Kongregatës së Vatikanit për Edukimin Katolik. Pastaj
“një ditë, këto besnikëri - vërejti prelati - u gjenden në kundërshtim me një besnikëri
që More e vlerësonte dhe konsideronte si më të lartë, besnikërinë ndaj ndërgjegjes
personale. Fjala ndërgjegje duket për 17 herë me radhë në shkrimin e tij të fundit
në formë testamenti. Për një të krishterë, ndërgjegjja nuk është vetëm vendi intim
e i thellë ku njeriu vendos me vetveten para se të marr ndonjë vendim moral; ajo është
lartësim i të qenurit njeri që i mundëson çdonjërit të gjykoi e të vlerësoi me ndërgjegjen
e vet Hyjit”. Edhe sot, 367 vjet pas vdekjes të atij 6 korriku, kur koherenca e
Thomas More këputet e ndalet nga goditja e një shpate, sot “rreziku nuk është më
i vogël” se ia i asaj kohe. Në shoqëritë bashkëkohore përherë më të shekullarizuar,
ku hipoteza e çfarëdo trashendence përjashtohet në zgjedhjet e në përcaktimet kolektive,
ekziston rreziku i madh të besohet përsëri se nuk ekziston asgjë përmbi ligjet e qytetit
apo të shtetit. Pretendimi i përhershëm i Shtetit ka qenë pikërisht ky: ti nënshkroi
autoritetet morale, apo të bëjë të heshtin, për t’i dhënë vetes autoritetin moral
absolut. Krishterimi beson të kundërtën: dinjiteti i njeriut i këshillon çdonjërit
të ndjek ndërgjegjen personale deri në fund të fundit. E sipas Thomas More, në çdonjërin
prej nesh ekziston një organ i mrekullueshëm që na bën më të mëdhenj e të jemi mbi
ligjet politike. Është pikërisht ky organ që na bënë të jemi qenie të lira, ndërgjegja.