2012-07-05 16:57:07

Paraqitet bilanci i Selisë së Shenjtë : një falënderim besimtarëve për mbështetjen dhënë edhe në kohë të krizës.


Përfundoi dje në Vatikan mbledhja dy ditore e Këshillit të kardinajve për studimin e çështjeve organizative dhe ekonomike të Selisë së Shenjtë, kryesuar nga Sekretari i Shtetit, kardinali Tarçizio Bertone. Sot u bë i ditur bilanci përfundimtar i Selisë së Shenjtë dhe i Guvernatoratit.
Bilanci i konsoliduar i Selisë së Shenjtë për vitin 2011 mbyllet me një deficit prej gati 15 milionë euro. Kapitujt apo zërat e shpenzimeve më të mëdha janë ata që kanë të bëjë me koston e personelit që, deri më 31 dhjetorin e kaluar, numëronte 2.832 njësi, dhe ai që ka të bëjë me mjetet e komunikimit shoqërorë, konsideruar në tërësinë e tyre. Është fjala për një rezultat – nënvizon deklarata shtypi – në të cilin ka ndikuar ecuria negative e tregjeve financiare botërore, çka nuk ka mundësuar arritjen e objektivave të caktuar paraprakisht.
Bilanci përfundimtar 2011 i Guvernatoratit të Vatikanit – që ka një administratë autonome e të pavarur nga kontributet e Selis së Shenjtë, i cili, përmes Drejtorive të ndryshme, kujdeset për nevojat që kanë të bëjnë me menaxhimin e Shtetit – është mbyll me një bilanc aktiv me gati 22 milionë euro. Deri më 3 dhjetor të kaluar rezultonin 1.887 njerëz të punësuar. Posaçërisht domethënëse del ndihma që vjen nga Muzetë e Vatikanit, që kalojnë nga 82 milionë euro në mase 92 milionë euro fitim, për një numër të mase 5 milionë vizituesve, shifër kjo që, sipas specialistëve, i rendit Muzetë e Vatikanit ndër më prestigjiozët e më të rëndësishmit në nivelin botëror.
Lëmosha e Shën Pjetrit, do të thotë ofertat dhuruar nga besimtarët në mbështetje të veprimtarisë bamirëse të Papës, ka kaluar nga 67.704.416 dollarë deri më 2010, në 69.711.722 dollarë. Pastaj është kontributi në bazë të kanunit 1271 CIC ( të së drejtës kanonike), që do të thotë mbështetja ekonomike ofruar nga dioqezat kishtare të mbarë botës për mirëmbajtjen e shërbimit të Kuries Romake pranë Kishës universale, që ka kaluar nga 27.362.258 dollarë në vitin 2010, në 32.128.675 dollarë. Kontributet tjera dhënë Selisë së Shenjtë nga Institutet e Jetës së Shuguruar, Shoqëritë e Jetës Apostolike e Fondacionet kanë kaluar nga 747.596 dollarë në vitin 2010, në 1.194.217 dollarë. Përgjithësisht, është një rritje prej 7,54% në krahasim më vitin 2010.
Së fundi, drejtori i Institutit për Veprat Fetare (IOR), Paolo Cirpiani, ka paraqitur situatën ekonomike të Institutit që drejton, e pas fjalimit të tij është zhvilluar një debat, në kuadrin e të cilit kardinajve të pranishëm u janë dhënë sqarimet përkatëse.







All the contents on this site are copyrighted ©.