Deklaratë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë mbi mbledhjen plenare të Moneyval
në Strasburg.
Në Strasburg po zhvillohet mbledhja e 39-të plenare e Moneyval ( organizëm i Këshillit
të Evropës për vlerësimin e sistemit kundër riciklimit në Vendet anëtare), në të cilin
merr pjesë Selia e Shenjtë me një delegacion, të udhëhequr nga imzot Ettore Balestrero,
zëvendës-sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet. Dje – njofton Salla
e shtypit e Vatikanit – është miratuar Raportin e përpiluar nga inspektorët e Moneyval
për Selinë e Shenjtë e Shtet Qytetin e Vatikanit. Siç parashikohej nga procedurat
e Moneyval, versioni që është nxjerr në Raport, si rezultat i mbledhjes së djeshme,
do t’i dërgohet Selisë së Shenjtë, në mënyrë që brenda një muaji të kontrolloj saktësinë
e të dhënave e eventualisht edhe të jap komentet e mëtejshme në meritë me përmbajtjen.
Raporti do të botohet në faqen e internetit të Moneyvalit. Po kujtojmë se muajve
të fundit, inspektorët e Moneyvalit kanë vizituar dy herë Vatikanit, nga 21 deri më
26 nëntori i vitit të kaluar dhe nga 14 deri më 16 marsi i këtij viti, e kanë konstatuar
zbatimin e përshtatshëm të normave të reja kundër riciklimit, që sivjet kanë hyrë
në fuqi në Vatikan, e duke shtuar se duhet të punohet në këtë drejtim me përpikëri
për t’i plotësuar në tërësi kriteret ndërkombëtare në këtë fushë.