2012-07-05 18:18:47

Atë Lombardi: vizita e Papës në Nemi në shenjë përkujtimi të Koncilit II të Vatikanit.


Vizita që Papa Benedikti XVI do të bëjë në Nemi më 9 korrik lidhet me një kujtim personal të Atit Shenjtë Jozef Ratcinger. Kështu tha zëdhënësi i Selisë së Shenjtë atë Federiko Lombardi, duke njoftuar se në kuvendin e etërve Verebitë në Nemi, “asokohe teologu gjerman, Jozet Ratcinger, merrte pjesë në punimet e Koncilit të II Kishtar të Vatikanit si ekspert, e gjatë vitit 1964 banonte pikërisht në këtë kuvend, duke punuar mbi temat konciliare” . “Vizita e Papës - pohoi atë Lombardi – lidhet pra me këtë kujtim personal të Papës, përveç ftesës që ka marrë prej rregulltarëve Verebitë të cilët kremtojnë edhe Kapitullin e tyre të Përgjithshëm”.







All the contents on this site are copyrighted ©.