2012-07-05 13:28:20

Atë Imperatori, jezuit, Instituti Filozofik e Teologjik në Shkodër është zemra e Kishës katolike shqiptare.


është zemra e Kishës katolike shqiptare.
Kisha katolike në Shqipëri ka një institucion jete të veçantë në fushën arsimore, është Seminari Papnor i Kishës Katolike të Shqipërisë me seli në Shkodër. Ky Seminar, që pas rënies së komunizmit është pagëzuar me emrin “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në këtë institucion Kishtar pra bëhet formimi e përgatitja për meshtari të të rinjve nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë e të trevave tjera shqiptare. Kujtojmë se Seminari Papnor i Kishës Katolike Shqiptare në Shkodër i themeluar më 2 gusht 1859, ka një histori mjaftë të lashtë, të mundimshme e të lavidshme. U rrënua e mbyll disa herë nga pushtuesi turk, e punoi mes shumë vështirësisht deri sa nuk u mbyll pastaj njëherësh me Kishat dhe vendet tjera të kultit në Shqipëri, më 1946, kësaj here nga diktatura ateiste e komunizmit, për t’u rihapur më 1990, ndërsa përurimi i Seminarit Papnor, tashmë i rindërtuar, bëhet më 17 tetor 1990. Seminari “Zoja e Këshillit të Mirë” është vend ku bëhet edukimi e formimi njerëzor, shpirtëror, shkollor e kulturor i të rinjve që vendosin të ndërmarrin udhën e meshtarisë e ta përqafojnë thirrjen e Zotit në misionin e shenjtë. E kujtojmë që në zanafillë, drejtimin e këtij Seminari Papnor në Shkodër e këndej përgatitja e të rinjve për meshtari, iu qe besuar Etërve Jezuitë, të cilën ende sot e udhëheqin me sukses këtë qendër të rëndësihme formimi të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë. Pranë dhe lidhur me Seminarin ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë” janë edhe dy shkolla, ajo e mesme “Atë Pjetër Meshkalla”, e ajo e lartë e Institutit të Filozofisë e të Teologjisë.
Sot flasim pikërisht me drejtorin e Institutit të Filozofisë e të Teologjisë pranë Seminarit “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Shkodër, jezuitin atë Mario Imperatorin, i cili gjendet në Shqipëri që nga viti 2000 e, është edhe profesor i teologjisë dogmatike dhe i historisë së Kishës. Ta dëgjojmë bisedën me të për programin shqip të Radio Vatikanit.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.