2012-07-04 14:12:44

Notë e Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzim të Popujve rreth shugurimit ipeshkvnor në Kinë, pa mandat të Papës.


“Emërimi i ipeshkvijve nuk është çështje politike, por fetare”. Për këtë arsye çdo shugurim ipeshkvnor duhet të ndodhë me mandatin papnor. Shugurimi ipeshkvnor në Harbin është programuar në mënyrë të njëanshme e do të prodhojë “ndarje, çarje e tensione në bashkësinë katolike në Kinë. Bashkësia katolike e Harbinit nuk e do shugurimin e paligjshëm ipeshkvnor. Mbijetesa e zhvillimi i Kishës mund të arrihet vetëm në bashkim me Papës e Romës, të Cilit, në rend të parë, i është besuar vet Kisha, e jo pa miratim të Tij, si përkundrazi po ndodh me shugurime që, si kjo, janë pa mandat papnor. Nëse është vullneti që Kisha në Kinë të jetë katolike, nuk duhet të procedohet me shugurimin ipeshkvnor që nuk e ka miratimin paraprak të Atit të Shenjtë”. Kështu pohon Nota e Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, shpallur menjëherë dje pas lajmit, që njofton se, më 6 korrik, do të bëhet një shugurim i ri ipeshkvnor i paligjshëm në qytetin kinez të Harbinit. Nota e Kongregatës së Vatikanit i drejtohet kandidatin ipeshkvnor, atë Yue Fusheng, në Administraturën Apostolike të Harbinit. Rregulltari kinez është vu në dijeni se, në rastin e pranimit të emërimit, hyn menjëherë në fuqi shkishërimi latae sententiae për atë si dhe për ipeshkvijtë që do të marrin pjesë në shugurimin ipeshkvnor të paligjshëm.
Siç shkruan Ati i Shenjtë Benedikti XVI në Letrën drejtuar Ipeshkvijve, Priftërinjve, Njerëzve të shuguruar e Besimtarëve laikë të Kishës katolike në Republikën Popullore Kineze (27 maj 2007 n.9) – nënvizon Nota e Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzim të Popujve – “mund të kuptohet fakti që Autoritetet qeveritare të jenë të kujdesshme ndaj zgjedhjes së atyre që do të zhvillojnë rol të rëndësishëm si udhëheqës e barinj shpirtëror të komunitetit katolikë lokal, për faktin që mund të ketë ndikime edhe në përmasën shoqërore që – si në Kinë e kudo botë – një funksion i tillë ka peshë edhe në fushën civile”. Mirëpo duket pasur parasysh që “emërimi i Ipeshkvijve prek vet zemrën e jetës së Kishës e të bashkimit hierarkikë. Për këtë arsye Kodi i së Drejtës Kanonike Kishtare (krh kan. 1382) përcakton sanksione të rënda si për Ipeshkvin që kremton në mënyrë të lirë shugurimin ipeshkvnor pa mandat apostolik, si për atë që e pranon një shugurim të tillë, i cili shugurim përfaqëson vërtet një plagë të dhimbshme për bashkimin kishtar e një shkelje të rëndë të disiplinës kanonike kishtare”.







All the contents on this site are copyrighted ©.